I mituri arrestohet pasi kryen vrasje në tentativë

Kronikë e zezë

I mituri arrestohet pasi kryen vrasje në tentativë

Më: 9 prill 2018 Në ora: 11:39
Ilustrim

Në Hajvali ka ndodhur një plagosje më armë zjarri, ku viktima e plagosur më pas është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar  gëzhoja të armës së zjarrit. Në lidhje më rastin është arrestuar një i mitur.

Raporti i policisë:

 

Fsh. Hajvali, Prishtinë 08.04.2018 – 15:15. Është plagosur me armë zjarri viktima mashkull K/Shqiptar. Njësitë policore në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe konfiskuar  gëzhoja të armës së zjarrit. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar (i mitur) i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat