Dy policë lëndohen gjatë rrahjes mes të dehurve

Kronikë e zezë

Dy policë lëndohen gjatë rrahjes mes të dehurve

Më: 9 prill 2018 Në ora: 12:09
ilustrim

Dy policë janë lënduar pasi kanë intervenuar në Shtërpcë gjatë rrahjes mes një grupi të njerëzve që dyshohet se ishin nën ndikim të alkoolit.

Në raportin 24 orësh të policisë njoftohet se një rrahje mes disa personave që dyshohet se ishin të dehur ka ndodhur dje pasdite në Shtërpcë.

Policia njofton se dy policë janë lënduar gjatë intervenimit.

“Gjatë intervenimit në rast, lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë”, thuhet në raportin e policisë.

Dy nga të dyshuarit, sipas policisë janë arrestuar dhe pas marrjes në pyetje janë liruar me vendim të prokurorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat