Polici vret veten në WC-në e një kafeneje në Gjilan

Kronikë e zezë

Polici vret veten në WC-në e një kafeneje në Gjilan

Më: 9 prill 2018 Në ora: 20:37
Ilustrim

(E plotësuar) - Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Jetish Maloku ka thënë se oficeri i Policisë së Kosovës, B.I, i cili dyshohet se bëri vetëvrasje sot në Gjilan, po qëndronte me disa shokë të tij në një kafiteri të qytetit para se të ndërronte jetë.

Në një bisedë telefonike, kryeprokurori Maloku ka deklaruar se B.I. dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në tualetin e një kafiteri në lagjën Dheu i Bardhë në Gjilan.

“Ne jemi në hetimet e para, dhe këto hetime na thonë se ai ka qëndruar në një kafiteri në lagjën Dheu i Bardhë në Gjilan dhe aty kanë qenë me të 2-3 shokë dhe i kemi dëshmitarë”, ka thënë Maloku.

Sipas kryeprokurorit Maloku, trupin e pajetë të policit B.I. e gjetën shokët e tij.

“Ai [oficeri i policisë], ndërkohë, ka shkuar në tualet, kur shokët e tij shkojnë e gjejnë shtrirë aty”, ka thënë  Maloku për Insajderin.

Kryeprokurori Maloku ka thënë se “tash jemi në hetime dhe të shohim se çfarë në të vërtetë ka ndodhur dhe krejt shenjat janë se ai ka bërë vetëvrasje”.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. 

***

Një oficer i Policisë së Kosovës i ka dhënë sot fund tragjikisht jetës së tij.

Bekim Ismajli, 43-vjecar, ka bërë sot vetëvrasje në një WC të një kafeneje në lagjen Dheu i Bardhë, në qytetin e Gjilanit.

Dëshmitarët që ishin në lokal kanë thënë se nuk është dëgjuar zhurmë fare, veçse thonë se ai ka qenë djalë i urtë dhe punëtor. 

Image
Bekim Ismajli

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, aty po qëndron edhe një ekip i mjekësisë ligjore.

Pronarët e lokalit ku Ismajli ka vrarë veten nuk kanë pranuar të flasin për këtë rast të ndjeshëm.

I ndjeri ka lënë pas vetes tre fëmijë - dy vajza dhe një djalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat