Kryeprokurori jep detaje për vetëvrasjen e dyshuar të policit në Gjilan

Kronikë e zezë

Kryeprokurori jep detaje për vetëvrasjen e dyshuar të policit në Gjilan

Më: 9 prill 2018 Në ora: 21:34
Ilustrim

Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Jetish Maloku ka thënë se oficeri i Policisë së Kosovës, B.I, i cili dyshohet se bëri vetëvrasje sot në Gjilan, po qëndronte me disa shokë të tij në një kafiteri të qytetit para se të ndërronte jetë.

Në një bisedë telefonike, kryeprokurori Maloku ka deklaruar se B.I. dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në tualetin e një kafiteri në lagjën Dheu i Bardhë në Gjilan.

“Ne jemi në hetimet e para, dhe këto hetime na thonë se ai ka qëndruar në një kafiteri në lagjën Dheu i Bardhë në Gjilan dhe aty kanë qenë me të 2-3 shokë dhe i kemi dëshmitarë”, ka thënë Maloku.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat