23 vjet burg për të dyshuarit për vrasje

Kronikë e zezë

23 vjet burg për të dyshuarit për vrasje

Më: 10 prill 2018 Në ora: 16:24
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar A.S. me 13 vjet heqje lirie për shkak të veprës penale ndihmë në kryerje të vrasjes, ndërsa L.S. është dënuar me 10 vjet për shkak të veprës penale vrasje e rëndë.

Po ashtu personi i tretë i përfshirë në këtë rast, A.L. për veprën penale moslajmërim i veprës penale, i është shqiptuar masa edukative dërgimi në institucionin edukativo-korrektues në kohëzgjatje prej 2 viteve, e cila masë nuk do të ekzekutohet nëse gjatë kësaj periudhe nuk kryen ndonjë vepër tjetër.

Të akuzuarit A.S. i vazhdohet masa e paraburgimit, ndërsa të miturit – tani madhor L.S i caktohet masa e paraburgimit, derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me këtë aktgjykim, konform nenit 367 par.2 të KPPK-së, thuhet në komunikatë.

Gjykata ka konstatuar se gjatë periudhës kohore 03.01.2014 deri me 08.01.2014 i akuzuari A.S. ka ndihmuar vazhdimisht të miturin L.S në privimin nga jeta të të miturit tani të ndjerë F.K.

Pala e dëmtuar udhëzohet në kontest civil, ndërsa palët kanë të drejtë  ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat