Persona me maska rrahin mitrovicasin, i marrin 4 mijë euro dhe veturën

Kronikë e zezë

Persona me maska rrahin mitrovicasin, i marrin 4 mijë euro dhe veturën

Më: 15 prill 2018 Në ora: 13:27
ilustrim

Në fshatin Kçiq i Madh i Mitrovicës, dje në orët e hershme të mëngjesit, persona të maskuar dhe të armatosur e kanë sulmuar një burrë.

Përveç sulmit fizik ndaj tij, dy të dyshuarit nga oborri i viktimës kanë marrë edhe një veturë të markës Opel si dhe prej tij 4 mijë euro para të gatshme, njofton policia, përcjell Klan Kosova.

Pas lëndimeve të pësuara, viktima ka pranuar ndihmën e duhur mjekësore. Më pas policia ka arrit të gjejë veturën e grabitur e cila ka qenë e braktisur.

Rasti thuhet se vazhdon të jetë nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat