Prizren, një person plagos fqinjin e tij pas një mosmarrëveshje pronësore - Bota Sot
Prizren, një person plagos fqinjin e tij pas një mosmarrëveshje pronësore

Kronikë e zezë

Prizren, një person plagos fqinjin e tij pas një mosmarrëveshje pronësore

Më: 15 prill 2018 Në ora: 17:17
Ilustrim

Një person është plagosur në rrugën “Brigada 128” në Prizren, nga një fqinj i tij, për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësore.

Policia ka njoftuar se i plagosuri ka pësuar plagë në afërsi të gjurit dhe është ndalur për trajtim mjekësor në Emergjencë, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Policia po ashtu ka sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me 26 fishekë.

Gjatë bastisjes së shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar edhe 395 fishekë.

I dyshuari është ndalur nën masën e arrestit për 48 orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test