Policia e Kosovës raporton se është arrestuar i dyshuari mashkull në fshatin Gllarevë të Klinës, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të një gjobë, përcjellë “Bota sot”.
Në raportin 24 orësh thuhet se, me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Fshati Gllarevë, Klinë 15.04.2018 – 16:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të një gjobe. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.