Plagosje për pronë në Prizren

Kronikë e zezë

Plagosje për pronë në Prizren

Më: 16 prill 2018 Në ora: 10:43
ilustrim

Dy persona janë arrestuar  në rrugën “ Brigada 128” në Prizren, për plagosje të  një personi.

Policia ka njoftuar se të arrestuarit, pas një mosmarrveshje lidhur me një kontest pronësor, kanë plagosur viktimën, i cili është dërguar në spitalin e Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:55.

Policia ka njoftuar se kanë konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me 26 fishek , ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpive të të dyshuarve janë gjetur 395 fishekë.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat