Gjilan: Arrestohet një i dyshuar për pengim të personit zyrtar

Kronikë e zezë

Gjilan: Arrestohet një i dyshuar për pengim të personit zyrtar

Nga: N.H Më: 16 prill 2018 Në ora: 11:07
Ilustrim: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një i dyshuar mashkull i komunitetit serb, pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, përcjellë “Bota sot”.

Sipas PK-së, personi i arrestuar kishte refuzuar që t’ia prezantojë dokumentet e veturës të cilën ishte duke e drejtuar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Rr. “Bulevardi i Pavarësisë”, Gjilan 15.04.2018 - 05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/serb, pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe kishte refuzuar që t’ia prezantojë dokumentet e veturës të cilën ishte duke e drejtuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat