Mbrëmë rreth orës 01.00 në autostradën Tetovë-Shkup, afër fshatit Zhelinë, është përplasur një motoçikletë pa targa, i cili pa leje për vozitje është vozitur nga S.I.(25) nga fshati Rogle, Tetovë dhe veturës (Audi A4) me targa nga Shkupi, e drejtuar nga Xh.I.(51) nga fshati Gërcec, Shkup.
Gjatë përplasjes është lënduar motoçiklisti, i cili me veturën e njëjtë është dërguar dhe mbajtur në Spitalin Klinik në Tetovë.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB-së në Tetovë.