Zbardhjet plagosja në Vlorë, arrestohet pronari i lokalit, në kërkim autori - Bota Sot
Zbardhjet plagosja në Vlorë, arrestohet pronari i lokalit, në kërkim autori

Kronikë e zezë

Zbardhjet plagosja në Vlorë, arrestohet pronari i lokalit, në kërkim autori

Më: 17 prill 2018 Në ora: 12:33
Ilustrim

Është zbardhur ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Vlorë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 51-vjeçari me iniciale A.G.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se T.B., ka shkuar në ambientet e lokalit të Vladimir Nuhaj dhe ka qëlluar me armë zjarri A.G., si dhe i ka marrë një shumë lekësh.

Polica ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, ndërsa ka vënë në pranga Vladimir Nuhaj, 51 vjeç, pasi nuk e ka kallëzuar krimin, ka penguar në zbardhjen e ngjarjes, si dhe në lokalin e tij organizonte lotari të palejuara.

Nga të dhënat e para që ka dhënë policia duket se kemi të bëjmë me një grabitje, por do të jenë hetimet e mëtejshme të grupit hetimor që do të çojnë në zbardhjen e plota të motiveve të kësaj ngjarjeje.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa lidhur me materialet e deritanishme, policia e Vlorës sqaron se ato i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim T.B., për veprat penale “Vjedhja me armë”, dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, si dhe në ngarkim të Vladimir Nuhaj për veprat penale “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test