Tmerr në Shkup, pit-bulli masakron një qen, përgjak dhe vajzën që e shëtiste!

Kronikë e zezë

Tmerr në Shkup, pit-bulli masakron një qen, përgjak dhe vajzën që e shëtiste!

Më: 19 prill 2018 Në ora: 15:48

Dramë e vërtetë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Karposh të Shkupit. Siç njofton policia, një qen i racës pit bull ka sulmuar një qen tjetër deri sa e ka shëtitur një vajzë e moshës adoleshente.Qeni i sulmuar ka ngordhur, kurse lëndime ka marrë edhe vajza e cila e ka shëtitur.

"Më datë 18.04.2018 në ora 20,00 në Stacionin policor në Karposh, D.T. 52 vjeçar ka njoftuar policinë se të njëjtën ditë rreth orës 16 e 30 minuta, deri sa vajza e tij adoleshente e ka shëtitur qenin e tyre, ai është sulmuar nga një qen më i madh, me siguri i racës pit-bull, dhe i njëjti ka ndërruar jetë nga lëndimet. Gjatë tentimit për ta shpëtuar dhe për ta larguar, vajza ka marrë plagë si pasojë nga kafshimi në dy duart”, njoftoi policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat