Rrahje masive në Strumicë, u përdor edhe sëpatë

Kronikë e zezë

Rrahje masive në Strumicë, u përdor edhe sëpatë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 18:35

Një rrahje masive ka ndodhur në qytetin e Strumicës, ku janë përleshur mes vete një grup prej pesë personash, me një grup tjetër prej tre personash.

Sipas policisë, rrahjes i ka paraprirë një zënkë verbale, që më pastaj N.A, Z.A, F.A, G.A, R.A, në njërën anë dhe K.M, A.M, dhe S.M, në anën tjetër, të vazhdojnë me përdorimin e grushteve karrigeve dhe mjeteve tjera, përfshi edhe sëpata.

Policia ka ndërhyrë për t’i ndarë, ndërsa disa janë arrestuar. S.M është dërguar në spital, pasi që ka pësuar lëndime më të rënda.

Policia është duke punuar në ndriçimin e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat