Tentim vrasje, arrestohet një person në Deçan

Kronikë e zezë

Tentim vrasje, arrestohet një person në Deçan

Më: 21 prill 2018 Në ora: 11:57
Ilustrim

Policia e Kosovës  ka njoftuar se është arrestuar një person për tentim vrasje në rrugën “Enver Haradinaj”, në  Deçan.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar, viktima ka pësuar lëndime nga arma dhe është dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat