Vidhte kabinat e kompanive telefonike dhe internetit, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Kronikë e zezë

Vidhte kabinat e kompanive telefonike dhe internetit, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Më: 21 prill 2018 Në ora: 14:58
Ilustrim

Policia ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili ka vjedhur katër kabina të kompanive telefonike dhe të internetit në Durrës.

Romeo Këmbaci është kapur në flagrancë pasditen e së premtes, në lagjen Nr.17, duke vjedhur bateritë e kabinave të një kompanie interneti.

Ai i ka kryer vjedhjet në bashkëpunim me Bledar Ismaili, një shtetas të arrestuar më 17 prill 2018.

"Dokumentohen me prova ligjore 4 vjedhje të dyshuara të kryera nga Romeo Këmbaci, në bashkëpunim me një shtetas tjetër të arrestuar, Bledar Ismaili me datë 17.04.2018,"-raporton policia.

Vjedhje e tjera të kryera:

1. Më datë 07.04.2018 në bashkëpunim me shtetasin Bledar Ismaili, në lagjen Nr.13 dyshohet se kanë vjedhur kabinën e një kompanie interneti.

2.Më datë 08.04.2018 në bashkëpunim me shtetasin Bledar Ismaili, në lagjen Nr.8 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kabinën e një kompanie telefonike ku kanë marrë dy bateri.

3. Më datë 19.04.2018, në lagjen nr.9 dyshohet se ka vjedhur kabinën e një kompanie interneti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja  në bashkëpunim"parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat