Katër persona arrestohen për tentim vjedhje të një depoje në Novobërdë

Kronikë e zezë

Katër persona arrestohen për tentim vjedhje të një depoje në Novobërdë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 11:16
Ilustrim

Një grup personash, që të gjithë shqiptarë nga Kosova, janë arrestuar të shtunën nën dyshimin se të njëjtit kanë tentuar të vjedhin një depo në Novobërdë.

Policia e Kosovës ka njoftuar nën raportin e saj 24 orësh se gjatë kontrollit  në veturën me të cilën udhëtonin të dyshuarit  janë gjetur dhe sekuestruar : një pistoletë , një thikë, një fishekë, dy  kaçavida dhe një palë dorëza. Katër prej tyre kanë arritur të arrestohen dhe dërgohen në mbajtje prej 48 orësh ndërsa i pesti është arratisur.

“Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, katër prej tyre janë  dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër ka arritur të arratiset”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat