Policia e Kosovës ka njoftuar se dy meshkuj janë sulmuar nga një femër në Prishtinë.
“Viktima mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër K/Shqiptare. Lëndime trupore ka pësuar edhe djali i të dyshuarës. Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa nga e dyshuara janë konfiskuar dy thika”, thuhet në njoftimin për media.
Kurse, me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.