Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Zllatar të Prishtinës është gjetur marihuanë.
“Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull K/Shqiptar, është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 8.2gram. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Ndërsa, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.