Policia jep detaje për djegien e veturës në veri

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për djegien e veturës në veri

Më: 23 prill 2018 Në ora: 10:08
Vetura e djegur

Një veturë me targa të Beogradit është djegur gjatë natës së mbrëmshme në veri të Mitrovicës

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Ai ka thënë se vetura është gjetur e djegur rreth orës 00:50, shkruan Insajderi.

“Vetura “Shkoda” me targa të Beogradit është djegur në orën 00:50 minuta në rrugën “Xhon Kenedi”, në veri të Mitrovicës”, ka thënë Hoti.

Nuk është hera e parë që në veri të Mitrovicës ndodhin incidente të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat