Serbi i dehur rrah gruan, arrestohet

Kronikë e zezë

Serbi i dehur rrah gruan, arrestohet

Më: 24 prill 2018 Në ora: 09:44
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një serb në Mitrovicë, pasi që i njëjti ka rrahur gruan e tij.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas së tij K/Serbe duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat