Kapen armë në Suharekë e Prizren

Kronikë e zezë

Kapen armë në Suharekë e Prizren

Më: 27 prill 2018 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Policia e Suharekës  gjatë një bastisjeje të  kryer në një shtëpi dhe objektet për rreth saj në fshatin Dragaqinë të Suharekës ka kapur tre arme.

Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të ndiqet sipas procedurës së rregullt ndërsa i dyshuari është liruar.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme në një pikë kontrolli në rrugën “Tirana” në Prizren, një patrullë e Trafikut Rajonal e ka sekuestruar një pistoletë e cila ishte gjetur në veturën e një personi.

I dyshuari i këtij rasti është mbajtur në polici për 6 orë e më pas është lënë i lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat