Durrës, makina përfshihet nga flakët në aksin Plepa-Plazhi

Kronikë e zezë

Durrës, makina përfshihet nga flakët në aksin Plepa-Plazhi

Më: 28 prill 2018 Në ora: 16:38
Pamje nga ngjarja

Një automjet është përfshirë nga flakët sot në mesditë në aksin rrugor Plepa-Plazhi Durrës. 

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e ngjarjes por menjëherë pas njoftimit, kanë mbërritur zjarrëfikësit të cilët kanë vënë nën kontroll situatën. 

Ndërsa situata e krijuar ka shkaktuar dhe një trafik të rënduar, kjo dhe për shkak të numrit të pushuesve që kanë frekuentuar këtë fundjave bregdetin e Durrësit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat