Policia kap mat hajdutin serial me maskë dhe levë në dorë

Kronikë e zezë

Policia kap mat hajdutin serial me maskë dhe levë në dorë

Më: 29 prill 2018 Në ora: 16:58
Maska, leva dhe dorezat e perdorura nga i arrestuari

Tentoi të vjedhë me thyerje një mini market, por pas ndërhyrjes së policisë 39 vjeçari u arrestua në flagrancë.

Policia ka mundur të zbardhë dhe dokumentojë me prova ligjore edhe 5 vjedhje të kryera më parë po i njëjti person.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat arrestuan në flagrancë Ismail Dishukën, 39 vjeç, banues në Burrel (i dënuar më parë për vjedhje).

Arrestimi i tij u bë pasi, rreth orës 03.00 të natës mes të shtunës dhe të dielës ai është konstatuar në Burrel nga patrulla e policisë me maskë në fytyrë, me doreza dhe një levë duke tentuar të hapë dyqanin mini-market në pronësi të shtetasit A.M, 46 vjeç.

Ndërhyrja e mënjëherëshme e Policisë , bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 39 vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan :

Një palë doreza, një levë dhe një maskë, të përdorura nga autori.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga policia, bazuar edhe në provat e siguruara , dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa vjedhjeve të kryera më parë në qytetin e Burrelit dhe konkretisht :

- Më datë 21. 02. 2018, ka vjedhur një lopë në pronësi të shtetasit V.K, dhe një lopë të shtetasit A.K.

- Më datën 01. 04. 2018, ka vjedhur lokalin Bar–Cafe në pronësi të shtetasit A.M, dhe dyqanin me artikuj të ndryshëm në pronësi të shtetasit Sh.D.

- Si dhe më datë 24. 04. 2018, ka vjedhur dyqanin me artikuj të ndryshëm në pronësi të shtetasit Xh.L.

Nga ana e Policisë së Komisariatit Mat, po punohet për identifikimin dhe zbulimin e autorëve të tjerë që kanë ndihmuar të arrestuarin dhe që janë të implikuar në këto ngjarje.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunin e mbetur në tentativë" , parashikuar nga nenet 134/2, 22 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat