Sulmohet me armë zjarri derisa ishte në veturë

Kronikë e zezë

Sulmohet me armë zjarri derisa ishte në veturë

Më: 1 maj 2018 Në ora: 11:04
Ilustrim

Një person nga Prishtina ka raportuar në Polici se derisa ishte në veturën e tij, është sulmuar nga dy persona të dyshuar meshkuj të cilët kanë ardhur me një veturë, targa të panjohura.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mic Sokoli” nuk sipas ankuesit njëri nga sulmuesit  ka shtënë me armë zjarri duke e goditur me predhë veturën e ankuesit me ç’ rast janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar.

Në vend të ngjarjes është gjetur dhe  konfiskuar një gëzhojë kalibër i panjohur. Po ashtu edhe vetura e ankuesit si dëshmi materiale është konfiskuar.  Me vendimin e Prokurorit  iniciohet rasti dhe mbetet të hetohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat