Kokaina në Durrës, avokatët kërkojnë lirimin e menaxherit dhe shoferit

Kronikë e zezë

Kokaina në Durrës, avokatët kërkojnë lirimin e menaxherit dhe shoferit

Më: 4 maj 2018 Në ora: 11:23
Foto arkiv

Avokatët e dy të arrestuarve për 613 kg kokainë në Durrës dorëzojnë rekurs në Gjykatën e Lartë. Avokatët kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë për shoferin Armand Pezakun dhe menaxherin e kompanisë "Arbri Garden"  Donald Lushaj, duke argumentuar se nuk ka asnjë provë që dy të arrestuarit janë të përfshirë në trafik droge.

Avokati i Donaldo Lushaj, Maksim Haxhia deklaroi të mërkurën në Ora News se hetimet për 613 kg kokainë të sekuestruar në 19 shkurt në Durrës nuk kanë sjellë asnjë provë të re.

Në këto rrethana, ai tha se beson në pafajsinë e klientit të tij.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi me 2 mars që shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri Donaldo Lushaj do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimit.

Roli i të arrestuarve: Menaxheri mendohet se eshte pjese e rrjetit

Grupi hetimor zbuloi se grupi u zbulua nga lëvizjet e shumta drejt Kolumbise Maltes e Italise. Armando Pezaku kishte vetëm pak muaj që ishte punësuar në këtë linjë. Ndërkoqë që kompania kishte pasur dhe shoferë të tjerë. Donaldo Lushaj kishte udhëtuar dhjetra herë me pronarin, Arbër Çekaj drejt Kolumbisë. Mendohet se është pjesë e këtij rrjeti kriminal të trafikut të kokainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat