Në Gjakovë tre të arrestuar për vjedhje dhe grabitje

Kronikë e zezë

Në Gjakovë tre të arrestuar për vjedhje dhe grabitje

Më: 4 maj 2018 Në ora: 14:07
Ilustrim

Gjatë periudhës së fundit në qytetin e Gjakovës janë raportuar dy raste të grabitjeve dhe disa raste të vjedhjeve, e me theks të veçantë vjedhje të biçikletave.

Hetuesit nga stacioni policor në Gjakovë kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë  kryerësin e mundshëm në lidhje me 12 raste të vjedhjeve të biçikletave, të cilat gjatë fazës hetimore para penale kryerësi i ka pohuar në tërësi.

I dyshuari i arrestuar  N. J. i moshës 46 vjeçar, me urdhër të prokurorit të shtetit, mbahet në ndalim policor.

Po ashtu hetuesit rajonal nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kanë arrestuar dy persona të dyshuar si kryerës të mundshëm të dy rasteve të grabitjes. Personat e arrestuar të dyshuar për grabitje janë: L. B. 19 vjeçar, Q. N. 17 vjeçar.

Ndaj dy të dyshuarve po ashtu prokurori i shtetit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë po merr të gjitha masat e nevojshme për një ambient të qetë dhe të sigurt në zonën e përgjegjësisë dhe gjithashtu do të vazhdojë të luftojë dukuritë negative sipas autorizimeve të parapara me ligj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat