Xhafer Osmani i shkrumbuar në makinë lidhje intime me një grua në Shqipëri?!

Kronikë e zezë

Xhafer Osmani i shkrumbuar në makinë lidhje intime me një grua në Shqipëri?!

Më: 5 maj 2018 Në ora: 22:04
Makine e djegur

Trupi i gjetur i shkrumbuar brenda një makine në Fushë-Krujë, mendohet se i përket një 57 vjeçari nga Kosova, Xhafer Osmani.

Policia e Kosovës ka deklaruar se familjarët e tij e kanë denoncuar se kishte humbur, ndërsa Osmani, rezulton se është futur në Shqipëri në 29 prill 2018.

Policia pohon se mbeten në pritje të rezultateve të ADN-së, për t’i ballafaquar me ato të familjes së tij.

Burime thonë se ngjarja është drejt zbardhjes së plotë, ndërsa  “Panorama” raporton se paraprakisht dyshohet se viktima kishte një lidhje dashurie me një femër në Fushë-Krujë.

Makina me targë të Kosovës 02 960 SN hyri në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës më 29 prill. Sot, më 5 maj, automjeti u gjet i shkrumbuar mes barishteve në një tokë, në fshatin Derven të Fushë-Krujës, rreth 250 metra larg rrugës kryesore të automjeteve. Brenda saj u gjet i karbonizuar një trup i pajetë njeriu.

Policia dyshon se bëhet fjalë për një vrasje e më pas djegie të automjetit me trupin brenda, për të fshehur gjurmët.

“Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes”, tha Policia në një njoftim paraprak. 

Nuk dihet ende nëse personi është vrarë më parë me armë zjarri, apo nëse është djegur i gjallë brenda automjetit. 

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat