Vozitësi i dehur sulmon fizikisht zyrtarin policor

Kronikë e zezë

Vozitësi i dehur sulmon fizikisht zyrtarin policor

Më: 8 maj 2018 Në ora: 10:57
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një vozitës të makinës në qytetin e Gjilanit, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht një zyrtarë policor.

I dyshuari mashkull K/Shqiptar është ndaluar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjatë matjes së alkool testit, i njëjti ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat