Po bënin fotografi me armë, arrestohen dy persona në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Po bënin fotografi me armë, arrestohen dy persona në Fushë Kosovë

Më: 8 maj 2018 Në ora: 20:39
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona sot në Fushë Kosovë, të cilët u ndaluan nga policia derisa po bënin fotografi me revole gasi.

Në njoftimin e policisë thuhet se është sekuestruar arma dhe një karikator, transmeton Indeksonline.

Ky është njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 15:00 pas një pune operative të kryer nga ana e policisë në lagjen “Kolonia” në Fushë Kosovë, patrulla policore ka ndaluar dy personat të dyshuar të cilët në momentin e ndaljes nga ana e policisë ishin duke bërë fotografi me një revole gasi.

Të dyshuarit janë arrestuar na ana e policisë dhe janë intervistuar lidhur me rastin si dhe është sekuestruar,

Një revole me gaz, e tipit “VALTRO”, kalibër. 9mm, si dhe

një karikator.

Policia konform rekomandimeve të marra nga prokurori i shtetit po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat