Po transferoheshin nga Athina, kush janë shqiptarët që donin të arratiseshin

Kronikë e zezë

Po transferoheshin nga Athina, kush janë shqiptarët që donin të arratiseshin

Më: 10 maj 2018 Në ora: 07:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Katër të burgosur shqiptarë janë arratisur nga porti i Pireut në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 20:00 me orën greke, ndërsa 11 të burgosur shqiptare po transferoheshin nga Athina për në Kretë. 4 të burgosur shqiptarë kanë arritur të hapin prangat dhe kanë ikur me vrap nga porti, teksa pritej të nisej trageti për Hania.

Raportohet për “Balkan Web” se shqiptarët e arratisur janë Xhuliano Halili, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije së bashku me babain e tij. Krimi ishte i porositur prej rivalit grek të viktimës Vasilis Varelas për çështje droge. Si dhe shqiptarët e tjere Alfons Doçi, Robert Xhimaj dhe Petris Luçi të dënuar me 25 vjet burg për trafik droge. Gjatë kohës që ka ndodhur arratisja ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri në garazh. Dyshohet se 4 shqiptarët i priste një furgon në hyrje të portit dhe mendohet se plani ka qenë i mirëorganizuar. Policia greke ka arritur të kapë dy prej të burgosurve shqiptarë dhe po kërkon për dy të tjerët. Të burgosurit do transferoheshin për në burgun e Alikarnasos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat