Sulmon një person, arratiset

Kronikë e zezë

Sulmon një person, arratiset

Nga: Bota Sot Më: 10 maj 2018 Në ora: 10:36
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është në arrati pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur në  ditën e mërkurë rreth orës 13:28 në rrugën  “Hasan Prishtina” në Viti.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti është në kërkim nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat