Arrestohet biznesmeni i njohur i ndërtimit në Tiranë

Kronikë e zezë

Arrestohet biznesmeni i njohur i ndërtimit në Tiranë

Më: 11 maj 2018 Në ora: 09:25
Ilustrim

Krimi ekonomik në Policinë e Tiranës ka arrestuar ndërtuesin Dritan Llanaj.

Ai është arrestuar, pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh, ndërtim i paligjshëm dhe mashtrim me pasoja të rënda.

Pallati për të cilin akuzohet ndërtuesi Dritan Llanaj ndodhet tek ‘Unaza e Re’.

“Nga Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Finaciar pranë D.V.P. Tiranë, u bë ndalimi i shtetasit: Dritan Llanaj, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë me vendimin e datës 07.05.2018 ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurimit “Arrest me Burg” për veprat penale “ Falsifikim i vulave dhe stampave”, Ndërtim i paligjshëm”, “Mashtrim”, të parashikuara nga neni 190/1, 199/a/3 dhe 143/3 i kodit penal.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e policisë.

Në 2017-në, pronarët e tokës së pallatit për të cilin akuzohet biznesmeni, kanë kërcënuar se do hidhen nga ky pallat, pasi Dritan Llanaj nuk u kishte dhënë pjesën që u takonte me kontratë dhe i kishte mashtruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat