Vetura shkel në zebra një vajzë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vetura shkel në zebra një vajzë në Prishtinë

Më: 11 maj 2018 Në ora: 15:23
Pamje nga Prishtina

Një vajzë është goditur nga vetura derisa po kalonte në shtegun për këmbësor. Rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”, përkatësisht te Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore.

Mësohet se vajza ka marrë disa lëndime, por është jashtë rrezikut për jetë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i emergjencës që ka dalë në terren dhe i ekipeve policore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat