Kapet me 15 kg kanabis në doganë, arrestohet

Kronikë e zezë

Kapet me 15 kg kanabis në doganë, arrestohet

Më: 13 maj 2018 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Një sasi prej 15 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në Shkodër. 

Në pranga ka përfunduar, Genc Nikshiqi, 37 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit” në qytetin verior, drejtuesi i mjetit tip furgon ku u kap droga.  

"Arrestimi i tij u bë pasi në PKK Muriqan, në dalje nga territori i R. Sh. me mjetin tip Benz Furgon, me targa AA591RT, nga kontrolli i ushtruar këtij mjeti janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 24 pako lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku pas peshimit rezultoi me peshë 15.5 kilogram", sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”, shtuan të njëjtat burim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat