Godet me thikë berberin, arrestohet 54-vjeçari

Kronikë e zezë

Godet me thikë berberin, arrestohet 54-vjeçari

Më: 14 maj 2018 Në ora: 11:09
Ilustrim

Një 54-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lushnjës pasi ka goditur me thikë një 37-vjeçar.

Bëhet fjalë për një konflikt të çastit mes Gimi Bodos, 54 vjeç dhe A. B, 37 vjeç, me profesion berber.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: Gimi Bodo, 54 vjeç, banues në Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen ‘Kongresi i Lushnjes’, për motive të dobëta ka goditur disa herë në trup me një mjet prerës (thikë) shtetasin A.B, 37 vjeç, banues në Lushnje”, thotë policia në njoftimin zyrtar.

A.B ndodhet në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën autori ka qëlluar shtetasin A.B.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat