Lushnjari godet disa herë me thikë 37-vjeçarin pas sherrit, prangoset nga policia

Kronikë e zezë

Lushnjari godet disa herë me thikë 37-vjeçarin pas sherrit, prangoset nga policia

Më: 14 maj 2018 Në ora: 11:28
Lushnje

Një 54-vjeçar nga Lushnja është vënë në pranga ditën e sotme, pasi ka plagosur me thikë një bashkëqytetar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Lushnjes”.

Sipas policisë së qytetit, pas një sherri për motive të dobëta, 54-vjeçari Gimi Bodo ka goditur disa herë në trup me një mjet prerës (thikë) shtetasin A.B, 37 vjeç, banues në Lushnje.

Mësohet se shtetasi A.B ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve jashtë rezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën autori ka qëlluar shtetasin A.B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat