Një mësues ka rrahur një nxënës në shkollën fillore në fshatin Zhelinë të Tetovës. Sipas informatave të para të policisë, mësuesi e ka përplasur nxënësin për bankën para tij dhe i ka thyer një dhëmb.
Policia ka ngritur padi penale kundër M.B (56) nga zhelina, përshkak dyshimeve për vepër të kryer penale maltretim në kryerjen e detyrës.Mësimdhënësi më 13 mars gjatë orës që mbante në shkollë në fshat, nga mbrapa ka goditur nxënësin në kokë me çka ai është përplasur për banke, dhe kështu i është thyer një dhëmb.