Në Gjilan gjatë ditës së djeshme është arrestuar një i dyshuar, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij, është vërtetuar se ka organizuar lojëra të fatit pa licencë.
Sipas raportit policor, dëshmi materiale janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuterike dhe një printer.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.