Të burgosurit shqiptarë i venë zjarrin qelisë

Kronikë e zezë

Të burgosurit shqiptarë i venë zjarrin qelisë

Më: 18 maj 2018 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Një grup të burgosurish shqiptarë i vunë zjarrin mbrëmjen e së enjtes qelisë së tyre në burgun Marasi në Xhenova të Italisë. Agjentët e policisë ndërhynë menjëherë, duke shmangur pasojat.

Mediat italiane shkruajnë se autorët e zjarrvënies janë 7 të burgosur shqiptarë, të njohur për incidente të tilla në ambientet e burgut.

Ata e vunë zjarrin në shenjë proteste pas një kontrolli të papritur në qelinë e tyre, ku iu sekuestrua një telefon celular dhe një cigare hashash. Njëri prej të dënuarve shqiptarë është shpallur fajtor për vrasje të mbetur në tentativë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat