Shtetasin e Afrikës tentojnë ta dërgojnë ilegalisht në Serbi

Kronikë e zezë

Shtetasin e Afrikës tentojnë ta dërgojnë ilegalisht në Serbi

Më: 19 maj 2018 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në fshatin Llabjan të Gjilanit, pasi që të njëjtit me veturën e tyre kanë tentuar ta dërgojnë në mënyrë ilegale në shtetin serb një mashkull shtetas të Afrikës së Jugut.

Njëri nga të dyshuarit gjatë intervistimit ka sulmuar një zyrtar policor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa personi i kontrabanduar është dërguar në Qendrën për Azil dhe Migrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat