Dy të rinj bien në kanionin e Shpellës së Pëllumbasit - Bota Sot
Dy të rinj bien në kanionin e Shpellës së Pëllumbasit

Kronikë e zezë

E premte, 19 tetor 2018

Dy të rinj bien në kanionin e Shpellës së Pëllumbasit

Më: 19 maj 2018 Në ora: 18:40
Ilustrim

Dy persona kanë rënë nga lartësia në zonën turistike të “Shpellës së Pëllumbasit” në kryeqytet.

Mësohet se ata ishin pjesë e një grupi turistësh shqiptar, kurse  ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12.15.

“Më datë 19.05.2018, rreth orës 12:15, te “Shpella e Pëllumbasit”, kanë rënë nga lartësia shtetasit Xh. S., dhe F. D., ( pjesë të një grupi turistësh shqiptar). Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore. Shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë së Tiranës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test