Aksident me motoçikleta, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident me motoçikleta, lëndohen dy persona

Më: 21 maj 2018 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Policia e Kosovës raporton për një aksident trafiku në rrugën Prizren-Prevallë. Në këtë aksident janë përfshirë dy motoçikleta dhe një veturë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy motoçiklistët, njëri prej tyre me lëndime të rënda është i hospitalizuar në spitalin rajonal-Prizren. Me vendimin e prokurorit rasti mbetet të hetohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat