Me armë në brez, arrestohet një person, 3 në kërkim

Kronikë e zezë

Me armë në brez, arrestohet një person, 3 në kërkim

Më: 23 maj 2018 Në ora: 10:14
Policia shqiptare

Eshtë arrstura një përsona dhe janë shpallur në kërkim  3 të tjerë për armëmbajtje pa leje.

Në njoftimin e policisë thuhete se është  finalizuar me sulses operacioni policor i koduar “Befasia”.

Është arrestohet një shtetas për armëmbajtje pa leje, një tjetër shpallet në kërkim, si dhe 3 shtetas të tjerë procedohen në gjendje të lirë. Sekuestrohet një armë zjarri e llojit pistoletë me një krehër me 11 fishekë.

Më datë 22.05.2018 shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, në bashkëpunim me forcën e operacioneve speciale dhe kërkimit, në kuadër të operacionit policor “Befasia”, arrestuan shtetasin : - Gentjan Kërcyku, 35 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”) Ky shtetas u arrestua pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në zonën e “Ali Demit” iu gjet një armë zjarri e llojit pistoletë me një krehër me 11 fishekë.

U shpall në kërkim shtetasi: - A. V., 53 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale “Transportim dhe tregtim i mallrave që janë kontrabandë), pasi ky shtetas i kishte dhënë armën e zjarrit dhe krehrin me 11 fishekë, shtetasit Gentjan Kërcyku.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mëposhtëm, të cilët ishin prezent gjatë kohës kur Gentjan Kërcyku u kap me armë zjarri : - B. Gj., 44 vjeç, banues në Tiranë - A. M., 24 vjeç, banues në Tiranë - F. P., 45 vjeç, banues në Tiranë U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit e llojit pistoletë me 11 fishekë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve G. K., dhe A. V., për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, në ngarkim të shtetasve B. Gj., F. P., dhe A. M., parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat