Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në fshatin Vitomiricë në Pejë pasi që ka therur me thikë vëllain e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti pas një zënke të çastit që kishte pasur me viktimën mashkull K/Shqiptar ( vëllain e ti) rreth rregullimit të kopshtit të shtëpisë e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me një mjet të mprehtë ( thikë)”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa, viktima është dërguar në tretman mjekësor, i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.