Sekuestrohet drogë dhe armë në Vlorë, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Sekuestrohet drogë dhe armë në Vlorë, arrestohet një person

Më: 30 maj 2018 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Eshtë sekuestruar droge dhe armë gjatë një aksoni të policisë në Vlore. Është arrestuar Erion Malaj gjatë operacionit ‘Autostrda’.

28 vjeçarit ju kapn 40 kg hashash dhe një pistoletë. Eshtë shpallur në kërkim një përson tjeter 37 vjeç me inicialet E.K.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se në pranga ka përfunduar shtetasi Erjon Malaj, 28 vjeç, banues në Vlorë pasi në automjet iu gjet 1 armë zjarri tip pistolete me 6 fishekë si dhe një palë dylbi, ndërsa në banesë iu sekuestrua lënda narkotike.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit E (K).K., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor Vlorë-Novoselë, në momentin e ndalimit nga policia të mjetit tip “Peugeot”, ku udhëtonin të dy shtetasit, ky i fundit ka dalë nga mjeti dhe është larguar duke përfituar nga errësira.

Në cilësinë e provave materiale janë sekustruar edhe  2 automjete tip BMË e Peugeot.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Prodhim shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat