Arrestohet një person për kanosje me armë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për kanosje me armë

Nga: Bota Sot Më: 1 qershor 2018 Në ora: 09:19
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Pajazit  Ahmeti” në Gjilan është arrestuar një person për kanosje me armë.

“Me 31.05.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull  K/Shqiptar”, thuhët në raportin e Policës së Kosovës.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari  pas intervistimit është dërguar në mbajtje.      

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat