Pas kontrollit, lirohen 3 të dyshuar për keqpërdorim të detyrës

Kronikë e zezë

Pas kontrollit, lirohen 3 të dyshuar për keqpërdorim të detyrës

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë janë kontrolluar tri shtëpi të tre personave, nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar, një pajisje elektronike dhe një pushkë gjuetie me katër copë fishekë. Të njëjtit pas intervistimit janë liruar dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat