Goditet nga rrufeja, humb jetën

Kronikë e zezë

Goditet nga rrufeja, humb jetën

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën gjatë ditës së sotme në fshatin Beras të Korçës. Dyshohet se 62-vjeçari u godit nga rrufeja. Ndërkohë, trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit të Korçës.Policia po punon për dokumentimin e ngjarjes.

“Jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës ka mbërritur i shoqëruar nga familjarët e tij, trupi i pa jetë i shtetasit M.M, rreth 62 vjeç, banues në fshatin Beras. Nga të dhënat paraprake dyshohet se viktima është goditur nga rrufeja në afërsi të fshatit dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat