Arrestohet 33 vjeçari, dhunoi rëndë të moshuarin

Kronikë e zezë

Arrestohet 33 vjeçari, dhunoi rëndë të moshuarin

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka arrestuar një 33 vjeçar, i cili ka bërë për spital të moshuarin.

33 vjeçari me inicialet D. Shahaj është ndaluar nga policia pasi ka dhunuar me sende të forta 60 vjeçarin me inicialet V.Gj. 

Ngjara ka ndodhur në lagjen 'Lef Sallata' në Vlorë dhe konflikti ka nisur për motive të dobta. 

I dhunuari gjendet në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. 

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë kryer arrestimin e shtetasit:D.Shahaj, 33 vjeç banues në Vlorë. U krye arrestimi i shtetasit të mësipërm pasi më datë 02.06.2018, në lagjen ‘Lef Sallata’, për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht duke përdorur sende të forta shtetasin V.Gj., 60 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat